Shfrytëzimi seksual i të miturve në internet/ Operacion ndërkombëtar në 35 shtete, arrestohet një 29-vjeçar në Tiranë

Shfrytëzimi seksual i të miturve në internet/ Operacion ndërkombëtar në 35 shtete, arrestohet një 29-vjeçar në Tiranë

Policia e Shtetit ka marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar “Stream”, i cili synon goditjen e rasteve të shfrytëzimit seksual të të miturve në internet. Ky operacion është zhvilluar në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese të 35 shteteve dhe është drejtuar nga Policia Kriminale Shtetërore e Bavarisë dhe Zyra Qendrore Bavareze për Ndjekjen e Krimit Kibernetik, me mbështetjen e EUROPOL-it. Në kuadër të këtij operacioni, autoritetet gjermane dhe EUROPOL kanë sinjalizuar Policinë Shqiptare për përfshirjen e një shtetasi shqiptar në këtë veprimtari kriminale. Si rezultat, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka nisur procedurat për veprën penale të “Pornografisë” me të mitur. Pas hetimeve, është identifikuar i dyshuari, shtetasi M.Z., 29 vjeç, banues në Tiranë. Me vendim të Gjykatës së Tiranës, është kryer kontroll në banesën e...