Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Granit Xhaka pranë transferimit te Milani, pritet marrëveshja mes klubeve
Milani po ndërmerr hapa konkretë për të përforcuar mesfushën dhe Granit Xhaka është shumë pranë zyrtarizimit si pjesë e projektit kuqezi. Mesfushori i Bayer Leverkusen ka dhënë miratimin për kalimin në Milano, ndërsa tashmë pritet vetëm marrëveshja përfundimtare mes klubeve. Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka intensifikuar kontaktet me palët, duke ofruar rreth 10 milionë euro për kartonin e ish-lojtarit të Arsenalit. Marrëveshja personale me Xhakën është arritur: kontratë deri në qershor 2028 me një pagë prej 4 milionë euro plus bonuse për sezon. Bayer Leverkusen ende nuk ka dhënë aprovimin përfundimtar, pasi po kalon një merkato të ngarkuar me largime të rëndësishme si Florian Wirtz dhe Jeremie Frimpong drejt Liverpoolit dhe Jonathan Tah drejt Bayern Munich. Ndërkohë, ideja e përfshirjes së mbrojtësit Malick...