Sinoptikania: Na pret një javë me temperatura përvëluese

Sinoptikania: Na pret një javë me temperatura përvëluese

Java që sapo ka nisur do të shënojë kulmin e temperaturave për muajin qershor, me masa ajrore të nxehta që do të vijnë nga Afrika. Meteorologia Lajda Porja ka parashikuar një javë përvëluese për vendin tonë, me mot të kthjellët dhe temperatura që do të rriten ndjeshëm që nga dita e martë. Sipas saj, e enjtja dhe e premtja do të jenë ditët më të nxehta të javës, ku në disa qytete pritet që termometri të ngjitet deri në 40 gradë Celsius, si në Elbasan dhe Berat. Edhe në Tiranë temperaturat do të jenë të larta, duke arritur rreth 38 gradë, ndërsa në zonat bregdetare priten vlera mes 35 dhe 36 gradë. “Kjo javë do të karakterizohet nga temperatura të larta deri të dielën. Megjithatë,...