Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Planet për Bankën Shqiptare të Zhvillimit, Ibrahimaj: Do garantojë zhvillim, kemi sektorë të nënfinancuar
Banka Shqiptare e Zhvillimit është organi i ri që qeveria shqiptare shpreson se do të garantojë zhvillimin ekonomik dhe të ndihmojë ata sektorë të cilët tani shihen në pozitë të vështirë nga sektori bankar. E ftuar në studion e emisionit “Ekspres” në RTSH 1, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, sqaroi se Banka do të ngrihet me kapital 100 për qind shtetëror. Projektligji u miratua javën e kaluar nga Kuvendi dhe financimet e Bankës do të kenë prioritet bizneset që përfshihen në vepra infrastrukturore, eksporte apo projekte strategjike për ekonominë. “Ligji parashikon që 51 për qind të jetë kapital shtetëror dhe pjesa tjetër mund të mbahet nga institucionet ndërkombëtare financiare, ose edhe kombëtare. Në fillimet e saj kapitali do të...