Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Java nis me “të nxehtë afrikan”, parashikimi i motit për nesër
                            Ditën e hënë vendi ynë do të ketë mot të qëndrueshëm dhe të kthjellët, me orë të gjata me diell në të gjithë territorin. Java pritet të nisë me temperaturat të larta, ku sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, makismalja ditën e nesërme pritet të regjistrohet në Gjirokastër deri në 36°C. Era e lehtë, me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6-9m/s. Deti – Valëzimi i ulët, i forcës 1 ballë.