Me probleme financiare, ‘Air Albania’ nuk paguan 5 mln euro ushqim pasagjerësh

Me probleme financiare, ‘Air Albania’ nuk paguan 5 mln euro ushqim pasagjerësh

Gjykata e Apelit detyron shoqërinë “Air Albania” që të shlyejë rreth 5 milionë euro fatura të prapambetura ndaj një kompanie që e furnizon me ushqimin për pasagjerët në bord. Ky vendim gjyqësor, megjithëse është marrë në 13 Maj 2025, ende nuk është reflektuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Shoqëria e fluturimeve “Air Albania”, e cila njihet më së shumti për faktin që i ka dhënë një avion-taksi kryeministrit Edi Rama, refuzon të paguajë faturat e lëshuara nga një biznes në Lushnjë, me pretendimin se është mbifaturuar dhe se pagesat do ta çonin në vështirësi serioze financiare. “Air Albania” ka nënshkruar në vitin 2019 kontratë me një kompani lushnjare për furnizimin e ushqimit katering, që përdoret për pasagjerët në bordin e avionit. Gjatë periudhës 2022-2024, kompania...