Thënë nga një anëtar i NATO-n: Kjo aleancë, jo më arsye për të ekzistuar!

Thënë nga një anëtar i NATO-n: Kjo aleancë, jo më arsye për të ekzistuar!

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, tha se NATO në formën e saj aktuale “nuk ka më arsye për të ekzistuar” dhe se Bashkimi Evropian si një lojtar global nuk llogaritet më, raporton Al Jazeera. Crosetto i bëri këto deklarata në margjinat e një konference në Padova, dhe ato u raportuan nga agjencia italiane e lajmeve ANSA, ndërsa portali Politico thekson rëndësinë e tyre. “Më parë, SHBA-të dhe Evropa ishin qendrat e botës. Tani ka shumë gjëra të tjera me të cilat duhet të ndërtosh një marrëdhënie,” tha Crosetto. Ai shtoi se “shpesh flasim sikur jetojmë para 30 vitesh, por gjithçka ka ndryshuar”. Këto deklarata vijnë pak para samitit të liderëve të NATO-s që do të mbahet në Hagë javën e ardhshme, ku pritet të...