DW: Shqipëria, jo më një perlë e fshehur

DW: Shqipëria, jo më një perlë e fshehur

Shqipëria nuk është më një perlë e fshehur, pasi në vitin 2024, më shumë se 11.7 milionë turistë të huaj vizituan vendin e vogël ballkanik dhe pritshmëritë janë që ky numër të rritet në 15 milionë deri në fund të këtij viti, një shifër gati katër herë më e madhe se popullsia e vendit. Kështu nis reportazhi i medias gjermane prestigjioze “DW” për vendin tonë, i cili është kthyer në një destinacion turistik për vizitorë nga vende të ndryshme të botës. Turistët u shprehën për median gjermane se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm për pushime nga Veriu në Jug. “Shqipëria ofron larmishmëri, pasi ka ushqime të shijshme, plazhe të bukura dhe male të mrekullueshme. Ajo që më ka pëlqyer është natyra perfekte për hiking....