Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Astir/Ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe familjarëve të saj,pranga 39-vjeçarit
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 39 vjeçar dhe ka shpallur në kërkim kushëririn e tij, pas një konflikti të dhunshëm të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit. Sipas kallëzimit të bërë nga ish-bashkëshortja e 39 vjeçarit, mësohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe, në bashkëpunim me kushëririn, kanë goditur me grushte bashkëjetuesin e saj F. P., si dhe vëllain e tij, E. P. Në vijim të hetimeve, Prokuroria ka nisur procedim penal edhe ndaj shtetasve F. P. dhe E. P., të cilët dyshohet se kanë goditur fizikisht ish bashkëshortin gjatë konfliktit. Ata po procedohen në gjendje të lirë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. Xh., 39 vjeç, si dhe...