Serbia bëhet gati për luftë, Vuçiç: Ushtria po bëhet më e fortë se kurrë, u armatosëm në fshehtësi

Serbia bëhet gati për luftë, Vuçiç: Ushtria po bëhet më e fortë se kurrë, u armatosëm në fshehtësi

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi ndryshime të mëdha në ushtrinë serbe, teksa parashikoi përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme, dhe shprehu shqetësimin për ndikime të mundshme në Ballkan. Ai vlerësoi se do të ishte budallallëk të nënvlerësohej krijimi i një aleance ushtarake mes Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit, ndërsa sipas tij vazhdimisht po ftohet edhe Sofja që ti bashkohet. Kjo sipas Vuçiç ka detyruar ushtrinë serbe të armatoset, e të bëhet më e fuqishme se kurrë. “Vetëm një numër i vogël njerëzish e d çfarë është blerë gjatë viteve të fundit, pasi gjithçka është bërë në fshehtësi”, pohon presidenti serb, që shton se ushtria serbe po bëhet tmerrësisht goditëse. Në intervistën televizive ai paralajmëroi se gjate një paradë madhështore në shtator, ushtria do të tregojë gjithçka...