Joan García: Dua të fitoj sa më shumë, për këtë kam ardhur te Barcelona

Joan García: Dua të fitoj sa më shumë, për këtë kam ardhur te Barcelona

Joan García nënshkroi këtë të premte kontratën e tij me Barcelonën, që do ta lidhë me klubin katalanas deri në qershor të vitit 2031. Portieri katalanas, i cili mbërrin në “Spotify Camp Nou” pasi Barça pagoi në La Liga klauzolën e lirimit që kishte me Espanyolin (25 milionë euro, plus indeksimi me inflacionin), firmosi marrëveshjen e re në një ceremoni private në zyrat e stadiumit blaugrana. Pas nënshkrimit dhe fotove me presidentin Joan Laporta dhe të afërmit e tij, “gardiani” 24-vjeçar foli për mediat zyrtare të klubit: “Jam shumë i lumtur, mezi e prisja këtë ditë. Tani më duhet të vazhdoj të rritem si portier, të fitoj shumë dhe të arrij gjëra shumë të bukura, sepse për këtë kam ardhur. Kur ke një skuadër kaq...