SHBA/ Shqipja, një nga gjuhët zyrtare të komunikimit në shkollat publike të Nju Jorkut

SHBA/ Shqipja, një nga gjuhët zyrtare të komunikimit në shkollat publike të Nju Jorkut

Departamenti i Arsimit i Qytetit të Nju Jorkut ka shpallur zyrtarisht gjuhën shqipe si një nga gjuhët e përdorura për komunikimet zyrtare shkollore. Lajmi u bë i ditur më 18 qershor nga kancelarja e Arsimit në Nju Jork, Melissa Aviles–Ramos. Kjo është një arritje e rëndësishme për komunitetin shqiptar në SHBA, duke u ofruar prindërve shqiptarë mundësinë që të marrin çdo dokument dhe informacion të rëndësishëm nga shkollat në gjuhën amtare. Deri më tani, vetëm 10 gjuhë kanë qenë pjesë e komunikimeve zyrtare në shkollat publike të qytetit, ndërsa me këtë vendim shtohen edhe tre të tjera, përfshirë shqipen. Ky hap do t’i ndihmojë prindërit shqiptarë që të ndjekin më lehtë edukimin e fëmijëve të tyre dhe të marrin pjesë aktive në jetën shkollore, duke...