Kullat në pronat publike/ Thirrjet “pa garë” dhe “pa llogari” të Korporatës së Investimeve

Kullat në pronat publike/ Thirrjet “pa garë” dhe “pa llogari” të Korporatës së Investimeve

Kullat në pronat publike/ Thirrjet “pa garë” dhe “pa llogari” të Korporatës së Investimeve Prej dhjetorit 2023, Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH), krijuar nga qeveria për të zhvilluar pronat publike në bashkëpunim me sektorin privat, ka hapur të paktën tetë thirrje. Një kompleks zyrash qeveritare, një park teknologjik, një qendër panairesh, një park kushtuar tolerancës fetare, biblioteka kombëtare dhe stadiumi “Selman Stërmasi” u janë ofruar privatëve, të cilëve u premtohet lehtësi në sipërmarrje ose mundësi për të ndërtuar kulla. Qeveria i ka propaganduar këto nisma si “frymëzuese për zhvillimin”, por ato po shoqërohen me një mori pikëpyetjesh mbi transparencën e procedurave të ndjekura dhe përfitimet reale të qytetarëve. “Terr informativ, në pritje të investitorëve” Nga tetë objekte kryesore të prezantuara për zhvillim, Korporata nuk ka...