Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Dënohet me burgim të përjetshëm Kristjan Cenaj
Gjykata e Apelit ka dënuar me burgim të përjetshëm Kristjan Cenajn, i akuzuar për “vjedhje me pasojë vdekjen”. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci bën me dije se vendimi vjen pas një procesi të gjatë hetimor dhe gjyqësor që lidhet me zhdukjen dhe më pas vrasjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj, ngjarje e ndodhur në vitin 2015. Sipas dosjes hetimore, Kristjan Cenaj grabiti dhe më pas vrau të miturin për shkak të sendeve me vlerë që ai mbante me vete, konkretisht një orë “Rolex” dhe një varëse floriri. Trupi i pajetë i Mariglen Gjonajt u gjet 7 vite më pas, në vitin 2022, i groposur në një zonë të pyllëzuar në Fushë-Kuqe të Kurbinit. Hetimet zbuluan se pas krimit, Cenaj kishte zhdukur gjurmët duke u larguar...