Hijet e Libisë, Irakut dhe Afganistanit, arsyet pse Trump i dha edhe dy javë kohë Iranit

Hijet e Libisë, Irakut dhe Afganistanit, arsyet pse Trump i dha edhe dy javë kohë Iranit

Presidenti Donald Trump i ka dhënë Iranit një afat prej dy javësh për të negociuar një marrëveshje bërthamore, i shtyrë nga frika e përsëritjes së kaosit që ndodhi në Libi dhe pasojave shkatërruese të luftërave në Irak dhe Afganistan. Megjithë përshkallëzimin e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit dhe kërcënimet se SHBA mund të përfshihet në një tjetër krizë në Lindjen e Mesme, Trump është ende i bindur se mund të arrijë një zgjidhje diplomatike. “Ai do më mirë një marrëveshje,” tha një burim për New York Post lidhur me qëndrimin e Trump.Trump ka frikë të mos shkaktojë “një tjetër Libi”, duke iu referuar rrënimit të Libisë pas rrëzimit të diktatorit Muammar Gaddafi në vitin 2011, gjatë administratës Obama. Perëndimi shpresonte që vdekja e Gaddafit do...