125 ditë qëndresë/ Mbyllet protesta, qytetarët paralajmërojnë vijimin e aksionit: Rama, jepe dorëheqjen
Është mbyllur protesta e 125-të në Tiranë, pas marshimit të qytetarëve në rrugët e kryeqytetit. Për disa orë, protestuesit vijuan tubimin dhe marshimin, ndërsa nuk munguan thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. “Rama, jepe dorëheqjen!”, “Poshtë qeveria!” dhe “Arrestoni Ramën!” ishin disa prej thirrjeve të protestuesve gjatë marshimit. Në përfundim të protestës, qytetarët janë shpërndarë, ndërsa kanë paralajmëruar se do të rikthehen sërish në protestë deri në largimin e kryeministrit. Protesta e sotme shënoi 125 ditë qëndresë, ndërsa protestat pritet të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.
Burimi:
syri.net