Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Nuk synojmë të krijojmë Grup Parlamentar!”, Shehaj: Pretendimi i PD për mandatin e 14, absurd!
Kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka ngritur dyshime mbi procesin e rinumërimit të votave në Tiranë, duke theksuar se janë konstatuar raste ku numrat e votave ndryshojnë në procesverbal. I ftuar në Log. Shehaj sqaroi se deri më tani janë rinumëruar rreth 15% e kutive të votimit, por sipas tij, ndryshimi është shumë i vogël dhe nuk ka ndikuar në rezultatin final. “Janë rinumëruar rreth 15% e të kutive në Tiranë. Diferenca shumë e vogël, nuk ka një ndryshim, I janë shtuar 70 vota PD, na janë hequr neve 3. Ne jemi të vëmendshëm sepse këtu ndodhin çudira. Sepse çfarë ndodh? Ndodh që bëhet rinumërimi, bëhet procesverbali, pastaj nuk shënohet se çfarë kanë parë në rinumërim”, tha ai. Shehaj kritikoi gjithashtu pretendimin e Partisë Demokratike për mandatin...