Burimi: 
								Telesport.al
								
							
                                    Foto © Telesport.al                                
                            Morata pranë rikthimit në Serie A, do të luajë me skuadrën surprizë të sezonit të kaluar
                            20 Qershor 2025 8:30 Telesport Për Alvaro Morata mund të ketë një herë të katërt në Serie A. Pas dy herësh me Juventus dhe një herë me fanellën e Milan, për sulmuesin spanjoll është rritur mundësia e një transferimi te Como. Lojtari është ende në pronësi të Milan, por i huazuar te Gallatasarai deri në janarin e ardhshëm. Mësohet se të enjten ka pasur edhe një kontakt mes 32-vjeçarit spanjoll dhe Cesc Fabregas, trajner i skuadrës Como, siç bën të ditur “Sky Sport”. Mbetet për t’u parë nëse Gallatasaraj do të pranojë ta kthejë sulmuesin në Serie A, pasi dimrin e kaluar pagoi 6 milionë euro te kuqezinjtë për ta marrë atë në huazim. E njëjta gjë vlen edhe për Getafe, klubi tjetër që pret...