Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Diferenca është e qartë’, Shehaj: Nuk e kuptoj pretendimin e PD për mandatin e 14-të në Tiranë
Deputeti dhe kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka komentuar procesin e rinumërimit të votave në Qarkun e Tiranës, duke shprehur mosbesimin ndaj pretendimeve të Partisë Demokratike për mandatin e 14-të. I ftuar në një emision televiziv, Shehaj u shpreh se Partia “Mundësia” është e detyruar të monitorojë me kujdes këtë proces, pasi sipas tij, mund të ndodhin manipulime në procesverbalet. “Janë rinumëruar rreth 15% e kutive në Tiranë. Deri tani, PD-së i janë shtuar 70 vota dhe neve na janë hequr vetëm 3. Ne jemi të vëmendshëm sepse në këtë proces mund të ndodhin çudira. Ka pasur raste ku në procesverbal ndryshohen shifrat dhe i shtohen vota PD-së ndërsa i hiqen Partisë ‘Mundësia’. Kjo na detyron të jemi shumë të kujdesshëm,” u shpreh Shehaj....