Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Rama: Ne nuk lodhemi së fituari, pasi nuk lodhemi së ngarkuari veten me përgjegjësi
Partia Socialiste e Shqipërisë feston 34-vjetorin e themelimit të saj. Kryetari i saj, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në këtë përvjetor u shpreh se socialistët nuk lodhen së fituari pasi janë gati të marrin përgjegjësi për të adresuar sfidat, që ka vendi. Ai theksoi se kjo ditëlindje është e jashtëzakonshme, pasi shqiptarët i besuan për herë të katërt radhazi mandatin qeverisës. “Ditëlindja bëhet e veçantë pasi vjen pas një fitore domethënës të PS. Një fitoreje, e cila vjen me një përgjegjësi. Ne nuk lodhemi së fituari, pasi nuk lodhemi së ngarkuari veten me përgjegjësi dhe se reflektuari se çfarë mund të bëjmë më mirë. Shumë gjëra duhen bërë më mirë në kushte kur kjo fitore është e lidhur me një mandat besimi të jashtëzakonshëm...