Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Asnjë njeri në terren”, Vasili publikon pamje tronditëse nga rruga Tiranë-Kashar: Trafiku ulërimë, punëtorë askund
Deputeti në detyrë i PL-së, Petrit Vasili ka publikuar një video nga aksi rrugor Tiranë-Kashar i mbytur nga trafiku, pasi po punohet për zgjerimin e rrugës, por në terren nuk ka asnjë punëtor. ‘Ka filluar sezoni veror, lëvizjet janë shtuar ndërsa trafiku është ulërimë. Në segmentin Tiranë-Kashar, ku gjoja po zgjerojnë rrugën, nuk punon hiç njeri në vend që ta bënin natën ditë dhe t’i mbaronin punimet’, shkruan Vasili në Facebook. Postimi i plotë: Trafiku ulerime, ndersa ne segmentin Tirane-Kashar shkretetire s’punon kush! Ka filluar sezoni veror, levizjet jane shtuar ndersa trafiku eshte ulërimë. Ne segmentin Tirane Kashar, ku gjoja po zgjerojne rrugën, nuk punon hiç njeri ne vend qe ta benin naten dite dhe ti mbaronin punimet. Shiheni Videon e sotme, grumbujt e zhavorit...