Punimet në aksin Qukës-Qafë Plloçë drejt përfundimit, ja kur pritet të hapet rruga

Punimet në aksin Qukës-Qafë Plloçë drejt përfundimit, ja kur pritet të hapet rruga

Punimet në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në vend, po shkojnë drejt përfundimit. Aktualisht, puna po vijon me ritme të shpejta në të tre lotet dhe pritet që rruga të jetë e përfunduar para fillimit të vjeshtës. Pamjet nga kantieri tregojnë se ka nisur asfaltimi dhe segmenti i parë që do të hapet do të jetë ai që shmang Qafën e Plloçës, duke vijuar më pas me Qafë-Thanën. Ky aks do të eleminojë kthesat e rrezikshme dhe do të garantojë siguri dhe lehtësim të ndjeshëm të qarkullimit drejt zonave juglindore, veçanërisht gjatë dimrit kur rruga aktuale paraqet vështirësi. Pavarësisht vonesave për shkak të mospërputhjeve mes projektit dhe terrenit, si dhe mungesës së fondeve, projekti tashmë është drejt finalizimit. Rruga...