Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            SPAK mësyn në banesën e biznesmenit Ergys Agasi, zbarkim kontrolli edhe në bizneset e tij
                            Agjentët e BKH-së të urdhëruar nga prokurorët e SPAK, kanë kryer sot kontrollin e banesës në Durrës dhe Tiranë si dhe vendeve të biznesit që zotërohet nga biznesmeni, Ergys Agasi. Sot në mëngjes, dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit kanë zbatuar një vendim të gjykatës GJKKO, duke ushtruar kontrolle në banesën dhe zyrat e biznesit të Ergys Agasit. Ende nuk dihet me saktësi se për çfarë hetimi bëhet fjalë për çështjen e kontrabandës së cigareve, lidhjen me drejtuesit e klanit “Troplini” apo korrupsionin zgjedhor, por gjatë ditës së sotme BKH është vënë në zbatim të një vendimi gjykate.