Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Asani pranë kalimit në Japoni, klubi i madh Yokohama Marinos gati të blejë shërbimet e sulmuesit
Sulmuesi anësor i Kombëtares Shqiptare Jasir Asani është fare pranë lëvizjes së radhës në merkato. Futbollisti kuqezi është në fund të aventurës së tij me Guangju në Korenë e Jugut, klub ku ka luajtur prej janarit te vitit 2023. Mediat japoneze bëjnë me dije se 30-vjeçari pritet të transferohet tek gjigandët e futbollit të Japonisë, Jokohama Marinos. Ky klub në fakt është në vështirësi serioze pasi rrezikon rënien nga kategoria, ndaj së fundmi ka shkarkuar edhe trajnerin. Blerja e futbollistit shqiptar bëhet me qëllim që të forcohet organika për të shpëtuar nga rënia një kategori më poshtë që do të ishte një katastrofë për këtë klub me histori. Orët në vijim pritet të jenë vendimtare për kalimin e Asanit nga Koreja e Jugut në Japoni....