Nesër lajm edhe më të veçantë/ Paralajmërimi i Berishës: Nuk ka filluar të flasë akoma laptopi, kemi fakte të pafundme

Nesër lajm edhe më të veçantë/ Paralajmërimi i Berishës: Nuk ka filluar të flasë akoma laptopi, kemi fakte të pafundme

Në kuadër të asaj që Berisha e cilëson si zbardhje të manipulimeve masive të zgjedhjeve të 11 majit nga mazhoranca, ditën e sotme, kreu i PD-së, paralajmëroi publikimin e një tjetër “lajmi të veçantë” ditën e nesërme. Ai akuzoi kryeministrin për përdorimin e dy mekanizmave të njohur në manipulimin e votës: “trenin bullgar” – një metodë e vjetër e blerjes dhe qarkullimit të votës – dhe një skemë që, sipas tij, i ngjan modelit të përdorur nga presidenti rus Vladimir Putin, ku fletët e votimit shpërndahen paraprakisht dhe votuesit shkojnë në qendra me to në xhep. “Nesër lajm edhe më të veçantë. PD nuk lë akt dhe përpjekje pa bërë për t’u faktuar shqiptarëve se çfarë dhunimi të turpshëm bëri Rama votës së tyre. Se...