Sëmundjet e zemrës, “vrasësi” i shqiptarëve

Sëmundjet e zemrës, “vrasësi” i shqiptarëve

Gjatë vitit 2024, në Shqipëri janë regjistruar 22.102 vdekje, duke u rritur me 816 vdekje në krahasim me vitin 2023, ose 3,8% më tepër. Sipas raportit të INSTAT, 97% e vdekjeve kanë ndodhur si pasojë e shkaqeve natyrore, duke shënuar një rritje prej 0,4 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2023, ndërsa si pasojë e aksidenteve janë shënuar 1,9% e vdekjeve në total. Krahasuar me 2023, vdekjet nga aksidentet janë ulur me 0,5%. “Vrasësi” kryesor i shqiptarëve vijojnë të mbeten sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut, me mbi 11.600 vdekje në vit. Sëmundjet e qarkullimit të gjakut përbëjnë 52,9% të totalit të vdekjeve, nga 51,7% në vitin 2023. Brenda këtij grupi, vdekshmëria më e lartë, prej mbi 39%, shkaktohet nga sëmundjet kronike të zemrës, 23,2%...