VIDEO – Policia e Shkodrës kap 6 mijë rrënjë kanabis, procedohen 7 persona, shpallet në kërkim 32- vjeçari

VIDEO – Policia e Shkodrës kap 6 mijë rrënjë kanabis, procedohen 7 persona, shpallet në kërkim 32- vjeçari

Si rezultat i monitorimit nga ajri me dronë dhe nga toka me patrulla këmbësore, janë gjetur dhe asgjësuar 5999 bimë dhe fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Procedohen penalisht për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi, 2 roje të mjedisit dhe 5 kryetarë të fshatrave ku ishin kultivuar bimët dhe fidanët narkotikë. Gjithashtu, shpallet në kërkim 1 shtetas i dyshuar për kultivimin e 2127 bimëve narkotike që u gjetën disa javë më parë në fshatin Vigë-Mnelë.  Rastet konkrete: Njësitë administrative Pult, Shalë dhe Shosh, Shkodër.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën të kultivuara në disa zona dhe asgjësuan 688 bimë të dyshuara narkotike. Për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:-L. A. dhe L. M., roje mjedisore, për shpërdorim detyre dhe...