Gjyqi për shpifje/ Sot seanca e radhës mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit

Gjyqi për shpifje/ Sot seanca e radhës mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit

Albana Vokshi dhe Vilma Nushi TIRANË-Në Gjykatën e Posaçme do të mbahet sot seanca e radhës për shpifje mes biznesmenes Vilma Nushi dhe deputetes demokrate Albana Vokshi, lidhur me padinë e ngritur për shpifje, ndaj deputetes. Më 12-qershor seanca u shty për shkak të mungesës së deputetes demokrate, ndërsa Nushi ishte e pranishme. Vokshi, e cila ka qenë dhe kryetare e Komisionit Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë për dosjen e “Sterilizimit” është paditur për shpifje nga biznesmenia Vilma Nushi dhe shoqëria “3P Life Logistic”. Nushi akuzon Vokshin për “shpifje”, lidhur me deklaratat që ajo ka bërë në Komisionin e ngritur nga Kuvendi i Shqipërisë. Sipas pretendimeve, kompania pretendon se për 10 vite vlera e projektit për "Sterilizimin" është 63 milionë euro në total, dhe jo 130 milionë euro, siç ka...