Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin
Në shkurt të këtij viti emisioni “Stop” në Tv Klan demonstroi se si bashkëshortët nga Dimali i Beratit me banim në Shkodër, Edison dhe Vojsava Beshiri, prej dy vjetësh shisnin vaj ulliri që e reklamonin si ekstra të virgjër, por rezultoi me përzierje. Emisioni provoi të blinte vaj dhe bashkëshortët Beshiri folën me siguri për cilësinë e produktit. Më pas analizat treguan se mund të kishte përmbajtje të tjera vajrash vegjetalë ose nga bërsitë e ullirit. Pas denoncimit, u sekuestruan 300 litra vaj me përzierje lëndësh të panjohura dhe të dëmshme dhe automjeti me të cilin shitej vaji. Policia shpalli në kërkim bashkëshortët Edison dhe Vojsava Beshiri dhe nisi një procedim penal për pronaren e objektit ku kryhej veprimtaria. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit,...