Nesër nis ‘shkolla verore’ e PS-së, deputetja socialiste tregon detaje, ja kush do të mbajë leksione i pari

Nesër nis ‘shkolla verore’ e PS-së, deputetja socialiste tregon detaje, ja kush do të mbajë leksione i pari

Partia Socialiste nis nesër ‘shkollën verore’ për deputetët e rinj që fituan mandatet në zgjedhjet e 11 majit. Gjatë kësaj periudhe, deputetët do të ndjekin trajnime për të njohur procesin legjislativ, sjelljen në parlament, detyrat dhe të drejtat që u garanton Kushtetuta. E ftuar në një emision televiziv, deputetja e zgjedhur në qarkun e Korçës, Romina Kuko, bëri të ditur se leksioni i parë do të mbahet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa programi i plotë i trajnimeve do të vijojë deri në fund të korrikut. “Të jesh deputet ka një pjesë shumë të rëndësishme institucionale. Kur hyn në parlament, të gjithë biem dakord që ka një shtyllë të fuqishme që duhet përvetësuar. Rama tha se kjo akademi duhet të niste me një edicion të posaçëm...