Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            “67 raste dhune ndaj gazetarëve në 18 muaj”, Zhupa në Strasburg: Shqipëria nuk garanton lirinë e medias dhe sigurinë…
                            Në Komisionin e Stabilizim-Asocimiit në Strasburg, deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka referuar problemet me median, sigurine e gazetarëve dhe lirinë e tyre gjatë fushatës elektorale por edhe në periudha normale. Fjala në Strasburg:  Mjedisi mediatik në Shqipëri duket qartësisht edhe në raportin e OSBE-ODIHR që ka qënë problematik edhe gjatë zgjedhjeve qe sapo kaloi Shqiperia. Raporti  qartë se “Pavarësia, diversiteti dhe integriteti i lajmeve në dispozicion të votuesve janë dëmtuar nga varësia e shumicës së mediave nga financimi jotransparent nga interesa politike dhe biznesi, shpesh të mbështetura nga kontrata qeveritare”. “Përqendrimi i pronësisë së medias më tej minon pluralizmin e burimeve të lajmeve, në kundërshtim me standardet ndërkombëtare. Sipas disa bashkëbiseduesve të ODIHR EOM, pronësia e disa prej shtëpive më të mëdha të shitjes...