“S’ka kontaktuar asnjë nga Irani”/ Hasani në Klan News: Hoqëm shqiptarët nga Izraeli

“S’ka kontaktuar asnjë nga Irani”/ Hasani në Klan News: Hoqëm shqiptarët nga Izraeli

Teksa konflikti në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar, Shqipëria po përpiqet të nxjerrë shtetasit shqiptarë nga Izraeli. Në një intervistë për Klan News, ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, dha detaje për operacionin dhe përpjekjet për të ndihmuar edhe shtetasit nga Kosova. “Janë transportuar drejt Egjiptit, kanë mbërritur në Athinë, dhe me ndihmën e autoriteteve greke kemi mundur t’i nxjerrim shtetasit tanë. Në të njëjtën kohë, po punojmë me autoritetet bullgare për të ndihmuar shtetas të Kosovës për të dalë nga Izraeli.” Por a ka shtetas shqiptarë të cilët mund të ndodhen në Iran dhe që duan të rikthehen në Shqipëri? “Ne nuk jemi kontaktuar nga askush që të ketë kërkuar asistencë. Marrëdhëniet diplomatike me Iranin janë ndërprerë, por jemi përpjekur të mbledhim informacion...