Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Turqia, “shpëtim” për shqiptarët! Merkato e disa prej lojtarëve kuqezi e lidhur me skuadra të ndryshme turke
Kampionati turk po josh gjithmonë e më shumë lojtarët shqiptarë. Vitet e fundit futbolli i këtij vendi e ka parë veten të përfshihet në investime të rëndësishme, sidomos sa i takon infrastrukturës dhe buxheteve financiare të klubeve. Paratë e shpenzuara nga ekipet turke, veçanërisht ato të superligës kanë joshur emra të mëdhenj të futbollit Europian dhe atij Botëror, si lojtarë dhe trajnerë. E ky trend për të pranuar një transferim në Turqi përfshiu edhe lojtarë shqiptarë. Shumë emra, përfshirë edhe ata të Kombëtares u sistemuan në dy kategoritë më të rëndësishme të futbollit të këtij vendi, ndërsa të tjerë mund ti bashkohen gjatë kësaj vere. Trabzonspor, Ejupspor dhe Kajzerispor janë klube që kanë shprehur interes për të afruar sulmuesin anësor të Dinamo Zagreb i cili...