Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Deputeti jep lajmin e trishtë/ Ndërron jetë në moshë të re kryetarja e grave demokrate në Devoll
Një lajm i trishtë ka ardhur nga deputeti i rrethit të Devollit, Bledjon Nallbati. Përmes një postimi në rrjetet sociale, demokrati ka bërë me dije se mëngjesin e kësaj të mërkure, kryetarja e grave të Partisë Demokratike në Devoll, Ardita Kapo ka mbyllur sytë përgjithmonë dukë lënë pas dy vajzat e saj të mitura. Pas një beteje të ashpër me një sëmundje e cila e stërmundoi për vite me radhë, Ardita ndërroi jetë në moshën 38-vjeçare. “Humbëm Arditën…Një vajzë e re, një grua e jashtëzakonshme, një mike që luftoi deri në fund me guxim dhe shpresë. Për vite me radhë përballoi një sëmundje të rëndë, por asnjëherë nuk humbi forcën, buzëqeshjen dhe dashurinë për jetën. Ardita Kapo ishte shumë më tepër se një shoqe –...