Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Mësime drejtimi: Pse empatia fiton ndaj autoritarizmit në epokën dixhitale
Ndërsa disa CEO rikthehen te stili komandues dhe autoritar, të dhënat tregojnë se liderët me inteligjencë emocionale arrijnë rezultate më të mira. Aftësi si empatia, vetëkontrolli dhe aftësia për të kuptuar të tjerët nuk janë “të buta”, por thelbësore për të ndërtuar ekipe funksionale dhe për të përballuar pasiguritë.Pas pandemisë, shumë drejtues ndjenë se marrëdhënia me punonjësit ishte bërë tepër e njëanshme. Tani, në emër të efikasitetit dhe nën frikën e ndikimit të inteligjencës artificiale (IA), disa drejtues po rikthehen në hierarki të centralizuara. Kjo bie ndesh me përparimin që solli transformimi dixhital, ku decentralizimi dhe besimi ishin kyç për inovacion dhe përshtatje.Në një rast studimor nga BCG, përdorimi i inteligjencës artificiale gjenerative u rrit me 89% kur menaxherët shpenzuar kohë për të përshtatur qasjen...