Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Joshua dhe Fury do të duelojnë mes tyre, po presin ofertën e duhur për t’u ngjitur në ring”
18 Qershor 2025 11:00 Telesport Nëse Anthony Joshua dhe Tyson Fury do të duelojnë sërish në ring, ata duhet të boksojnë njëri-tjetrin. Kështu është shprehur ish-kampioni i botës George Groves. Joshua nuk ka boksuar që nga shtatori i vitit të kaluar, kur u mund nga Daniel Dubois. Vitin e kaluar, Fury humbi dy duelet ndaj Oleksandr Usyk dhe njoftoi tërheqjen e tij nga sporti në janar. Megjithatë, ai ka publikuar rregullisht pamjet e stërvitjes së tij, gjë që ka nxitur spekulime për një rikthim të mundshëm. Duke qenë se Usyk dhe Dubois janë të zënë më revanshin mes tyre, për Fury dhe Joshua nuk ka alternativë tjetër veçse të duelojnë mes tyre. “Nëse do të isha si ata thjesht do të përballeshim me njëri-tjetrin dhe...