Sot nis rinumërimi i votave për Tiranën, procesi do të zgjasë 10 ditë

Sot nis rinumërimi i votave për Tiranën, procesi do të zgjasë 10 ditë

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Pas verifikimit të fletëve të votimit në 94 kutitë e Gramshit dhe Peqinit, të cilët u krahasuan me materialet zgjedhore, sot në orën 09:00 në pallatin e sportit “Farie Hoti” pritet që të nisë rinumërimi i të gjithë qarkut të Tiranës. Konkretisht janë 1282 kuti ku do të shqyrtohen votat për partitë si edhe për kandidatët. Procesi për Tiranën pritet të zgjasë rreth 10 ditë. Me rinumërim e votave në Tiranë, mundësia për ndryshim të emrave kandidat fitues është relativisht e ulët, mundësia ekziston për 2-3 raste ku mandat i deputetit është fituar me më pak se 500 vota, si Olta Xhaçës përball Blerian Gjylametit apo Ornaldo Rakipit përball Qemal Xhefalisë në Tiranë. Më pas do të nisë procesi për Fierin, ku do të shqyrtohen 587 kuti,...