Raporti i Komisionit Europian me kritika për KLP dhe KLGJ: Në Magjistraturë japin mësim të larguarit nga Vetting-u

Raporti i Komisionit Europian me kritika për KLP dhe KLGJ: Në Magjistraturë japin mësim të larguarit nga Vetting-u

Komisioni Europian ka dalë me një raport për Shtetin e së Drejtës në Shqipëri, ku zbulon boshllëqet dhe problemet me të cilat vijon të përballet sistemi gjyqësor dhe institucionet shqiptare të Drejtësisë. Raporti ende në fazën e një Drafti konfidencial, ngre shqetësime mbi funksionimin e KLGJ dhe KLP. Një fakt i rëndë konsiderohet edhe punësimi ne Shkollën e magjistraturës të emrave të lënë jashtë sistemit nga Vetting-u. ”Fakti që ish-magjistratët që kanë dhënë dorëheqjen gjatë vetingut dhe janë subjekt ndalimi për të mbajtur pozita të larta në sistemin gjyqësor, janë të lirë të punësohen si staf pedagogjik në Shkollën e Magjistraturës. Duhet të bëhen përpjekje të mëtejshme për të forcuar cilësinë dhe efikasitetin e drejtësisë dhe pavarësisë, veçanërisht në lidhje me vlerësimet profesionale në kohë...