Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Deklarata e fortë e Netanyahut: Vrasja e Khameneit do ta mbyllte luftën me Iranin
                            Izraeli u zgjua sërish nën zhurmën e sirenave të alarmit mëngjesin e së martës, teksa Irani lëshoi një valë të re raketash në kundërpërgjigje të sulmeve izraelite. Shpërthime të forta u dëgjuan në Jerusalem dhe Tel Aviv, ku u aktivizuan sistemet e mbrojtjes ajrore. Autoritetet iraniane thonë se gjatë natës kanë shkatërruar objektiva strategjikë duke përdorur dronë. Shpërthime dhe bombardime nga ajri u dëgjuan edhe në Teheran, ndërsa Izraeli vijon pa u ndalur operacionin “Rising Lion”. Pasditen e së hënës në shënjestër u vu televizioni shtetëror i Iranit, i cili u godit nga një sulm i fuqishëm, i dëshmuar gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë. Sipas raportimeve, 3 punonjës mbetën të vrarë. Izraeli pretendon se kishte goditur me sukses të tjerë objektiva ushtarakë dhe se kishte...