Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Me armë zjarri në valixhe do të udhëtonte drejt Gjermanisë, kapet ‘mat’ autori në Rinas
                            Një shtetas shqiptar u arrestua në aeroportin e Rinasit, pasi në valixhe iu gjet një armë zjarri. Arben Qinami, nënshtetësi kanadeze, banues në Kanada, do të largohej nga Shqipëria drejt Gjermanisë, kur nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhe u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”. Top Channel