12 vatra aktive, Ministria e Mbrojtjes informon për zjarret: Vijojnë operacionet në disa qarqe
Në rang vendi janë raportuar 22 vatra zjarri, prej të cilave 12 aktive, 9 nën mbikëqyrje dhe 1 e shuar, ndërsa strukturat operacionale vijojnë ndërhyrjet në disa qarqe, me mbështetje edhe nga ajri. Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur në raportimin deri në orën 20:00 se, në operacione janë angazhuar 498 forca vendore dhe lokale dhe 314 efektivë të Forcave të Armatosura, krahas mjeteve zjarrfikëse, mjeteve mbështetëse, autoambulancave, dronit dhe helikopterëve. Në Qarkun e Tiranës, zjarri vijon aktiv në Malin e Dajtit, në një sipërfaqe me pyll ahu dhe shkurre. Në operacion janë angazhuar 25 efektivë zjarrfikës, 7 forca të ADM-së, 55 efektivë të FA, 5 mjete, 1 autoambulancë dhe 1 helikopter. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Vatra në Kryezi të Kavajës është...
Burimi:
kohajone.com