12 kg kanabis xhelatinë Britani-Elbasan? DETAJE nga operacioni: Njëri ia mbathi nga ‘Audi’, tjetri luante “Big Brother” me Policinë
DROGA E SEKUESTRUAR TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me operacionin e Antidrogës së Tiranës "Risia", gjatë të cilit u sekuestruan mbi 12 kg kanabis xhelatinë. Raportohet se lënda narkotike, vlera e së cilës në treg kap afro 30 mijë euro, kishte ardhur me postë nga Mbretëria e Bashkuar me përqindje të lartë THC dhe kishte si destinacion Elbasanin. Në kuadër të operacionit, 22-vjeçari Flavio Ismalaj është shpallur në kërkim, ndërsa bashkëpunëtori i tij i dyshuar, Mariglen Vata, është arrestuar nga policia. Por, si arriti Antidroga e Tiranës të sekuestronte lëndën narkotike? Pasi mori informacion për lëndën narkotike, Antidroga organizoi operacionin. 22-vjeçari Flavio Ismalaj, i cili drejtonte automjetin tip 'Audi", sapo ka kuptuar se po ndiqej nga blutë në afërsi të rrethit të Saukut ka...
Burimi:
zeri.ai