Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Gazetari letër Ramës: Gratë me kancer presin pajisje, ti shëtitesh në kryeministri brenda kopshtit 4.3 milionë Euro
Skandalet vijojnë gjithnjë e të shtohen në spitalin Onkologjik në QSUNT ku trajtohen pacientët me sëmundje tumoriale. Pavarësisht denoncimeve të shumta, nuk ka asnjë reflektim nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë, të cilët janë të fokusuar vetëm tek propaganda dhe jo shërbimi ndaj qytetarëve. Gazetari Osman Stafa, i cili ka bërë denoncime të forta për situatën në këtë spital, i është drejtuar ditën e sotme me një letër të hapur Edi Ramës, ku i bën me dije se gratë me kancer gjinekologjik presin me shpresën që të ndizet dhe të punojë pajisja (brakiterapia) për t’i ndihmuar në luftë me jetën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Stafa i kujton Ramës shpenzimet 4.3 milionë euro për kopshtin Eden në Kryeministri apo 6 milionë euro për satelitët...