Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Juventusi kërkon portierin Alan Sherri, Pajaziti preferon Rijekën kroate
Adriatik BALLA Lojtarët e Kombëtares janë kthyer pranë ekipeve të tyre dhe po bëjnë përgatitje për sezonin e ri. Një pjesë janë të angazhuar me klubet e tyre në Botërorin e Klubeve, kurse një pjesë janë me pushime duke shfrytëzuar ditët e pushimit pas një sezoni të gjatë. Ka të tjerë që janë në diskutime me agjentët për të ndryshuar skuadër brenda merkatos së verës. Pra ka edhe elementë që presin ofertën e duhur në treg, me bindjen se mund të bëjnë një karrierë më të spikatur në sezonin e ardhshëm. Mes emrave që spikasin në treg është së fundmi dhe portieri Alan Sherri që është futur në “radarët” e Juventusit. Ndërkohë, në lidhje me Kristjan Asllanin dhe Armando Brojën nuk ka ende lajme të...