Përballet me provat e vjedhjes së votës… Klosi ‘duartroket’ patronazhistët: Bënë një proces fantastik…

Përballet me provat e vjedhjes së votës… Klosi ‘duartroket’ patronazhistët: Bënë një proces fantastik…

I ftuar këtë të hënë në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri TV, deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi është vënë përballë videove që dëshmojnë farsën elektorale të 11 Majit. Edhe pse në to dëshmohet mjaft qartë fenomeni i ‘trenit bullgar’, manipulimi apo dhe blerja e votës, Klosi i quan si video që nuk dëshmojnë asnjë lloj shkelje. Sipas tij, puna që patronazhistët kanë bërë në terren ka qenë fantastike dhe se duartroket rezultatin e arritur prej tyre. Blendi Klosi: Asnjë nga ato nuk dëshmon se ka presion për ndryshim të rezultatit zgjedhor. Asnjë nga ato nuk dëshmon se ka le të themi një forcë që kërkon të bëjë paligjshmëri dhe forca tjetër e kundërshton dhe këtu padyshim duhet të kishim se kush është forca....