Dhërmi/Sekuestrohen kanabis, kokainë dhe tableta ekstazi, në pranga dy të huaj

Dhërmi/Sekuestrohen kanabis, kokainë dhe tableta ekstazi, në pranga dy të huaj

Pas kontrolleve intensive në zonat bregdetare, goditen  2 raste të shitjes së lëndëve narkotike në Dhërmi. Si rezultat i kontrolleve të kryera u arrestuan në flagrancë dy shtetas të huaj, të cilëve ju gjetën kanabis, kokainë dhe tableta ekstazi. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, në kuadër të planit të masave për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, veçanërisht në zonat turistike, kanë zhvilluar kontrolle të shtuara në fshatin Dhërmi. Si rezultat i kontrolleve të kryera, u goditën 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike, për të cilat u arrestuan në flagrancë shtetasit:    J. S., 30 vjeç, shtetas malajzian, i cili ishte akomoduar në një banesë në fshatin Dhërmi. Gjatë...