Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Rama: PS shkollë për promovimin e të rinjve, me shumicë në listat e mbyllura
                            Kryeministri Edi Rama iu përgjigj dje drejtpërdrejt në rubrikën “Sy m’Sy” komenteve të qytetarëve në platformat sociale. Një komentues i tha kreut të qeverisë se duhet “një tjetër ekip në drejtimin e qeverisë”. Kreu i qeverisë, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, tha se PS është një shkollë e kultivimit dhe promovimit të të rinjve. Rama shtoi se kush do të rinj dhe të reja i ka në skuadrën e PS-së dhe madje në listë të mbyllur. “Kam një opinion të krijuar ndër vite nga eksperienca se çështja e skuadrës është një çështje e skuadrës, në kuptimin që nuk është çështje individësh, po funksionit të përgjithshëm të skuadrës. Partia Socialiste është një shkollë një shkollë e vërtetët e kultivimit dhe promovimit të rinjve dhe sot PS...