Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Projektligji/Balla: Do rinovohen banesat e vjetra. Panele diellore në çati e tarraca
Taulant Balla, ministri i Shtetit për Parlamentin ka prezantuar në parlament “Projektligjin për performancën energjetike të ndërtesave”. Sipas tij në fokus të kësaj nisme ligjore, do të jetë rinovimi i ndërtesave të vjetra për familje apo biznese, që do pasohet me kursim të energjisë elektrike. “Ky projektligj përafron edhe direktivën për performancën energjitike në ndërtesa, jemi vendi i parë në rajon që po e bëjmë këtë gjë dhe po ashtu mund të jemi në grupin e parë të vendeve anëtare të BE, që po aplikojnë këtë vendim. Një sipërmarrje ambicioze sepse vendos ca kushte të reja për ndërtimin në Shqipëri. Duke vënë në qendër të vëmendjes, efiçensën, komfortin dhe cilësinë më të mirë të jetës së qytetarëve. Kemi edhe planin kombëtar për rinovimin e ndërtesave,...