Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shpërthen Arben Malaj: Kryeministri Rama kërkon të pasurohet mbi gjakun e shqiptarëve të varfër
Ish-ministri i Financave i Partisë Socialiste, Arben Malaj, është shprehur se Partia Socialiste ka promovuar në zgjedhjet e 11 majit kandidatë të lidhur me krimin dhe oligarkët. Komentet Malaj i bëri gjatë një interviste për emisionin ‘Off the Record’, ku tha se edhe SPAK e kishte evidentuar këtë gjë. Ai vijoi më tej duke sulmuar kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se po pi gjakun e shqiptarëve, teksa shtoi se mediat nuk merren me këto probleme, por me shoë-in e Edi Ramës që ka ngritur dolli në dasmën e Alex Soros. “Kandidatë pa arsimimin dhe vlerat përkatëse morën mandate të rëndësishme, të cilat po na rezultojnë, edhe sipas SPAK, që kanë qenë të lidhur me krimin, kanë qenë të lidhur me biznesin, janë të...