Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kalaja e Gjirokastrës e preferuar nga turistët, mbi 70 mijë vizitorë nga janari deri më sot
Kalaja Gjirokastrës vijon të mirëpres vizitorë nga e gjithë bota, që vijnë për të përjetuar nga afër simbolin më të njohur të qytetit të gurtë. Në çdo stinë, Kalaja mbetet një nga destinacionet më të preferuara në jug të vendit. Turistët e huaj, vlerësojnë këtë kala dhe shprehen se janë të mahnitur nga arkitektura, historia dhe rrëfimet që lidhen me këtë monument. Sipas Drejtorit Rajonal të Trashëgimisë Kulturore për qarkun e Gjirokastrës, Ardis Duka, që nga fillimi i vitit e deri më tani, Kalaja është vizituar nga mbi 70 mijë turistë vendas dhe të huaj. “Për muajin qershor jemi në shifrën e 12 mijë vizitorëve, deri më sot. Trendi vijon të rritet, ka kaluar rreth 30 përqind më shumë dhe kjo ka sjellë më shumë...